Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Procesi i administrimit të zgjedhjeve të vijojë deri në fund, është çështje e interesit kombëtar


Presidenti Meta ka bërë thirrje që procesi i administrimit të zgjedhjeve duhet të vijojë deri në fund në respekt të Kodit Zgjedhor.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i kreut të shtetit, Blushi, tha se transparenca e respekti për votën e çdo qytetari është vendimtar për besimin te zgjedhjet e demokracia.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor. Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.” – shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *