Kur ka kaluar një javë pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike ka publikuar një video ku përmenden politikanët që i konsideron si “autorët e masakrës zgjedhore të 25 prillit”.
Sipas PD-së, autorët kryesorë të asaj që e quajnë masakër zgjedhore, janë kreu i PS-së Edi Rama me kreun e PSD-së Tom Doshin si dhe 3 deputetët e këtij të fundit.
Më pas shfaqet Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin që i janë zgjedhur gjithashtu deputetë, si dhe Jurgis Çyrbja që për PD-në është njeriu i Plarent Dervishajt.
Të tjerë personazhe që përmenden në videon e PD-së janë Ilir Ndraxhi që akuzohet për lidhjen me Avdylajt e Shijakut dhe deputetin Rrahman Rraja që demokratët e konsiderojnë të lidhur me bandën e kokainës në Belgjikë.
Sipas PD-së këta persona i kanë vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit duke refuzuar kështu të pranojnë rezultatin.