Partizani ka marrë një fitore të vuajtur po tejet të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Apolonisë me rezultatin 1-0.
Kryeqytetasit kanë shënuar golin e fitores me anë të Asanit në minutën e 76-të duke u ngjitur në krye të renditjes.
Në supersfidën tjetër të pasdites së sotme, Teuta e Vllaznia kanë ndarë nga një pikë duke ruajtur pozitat në renditje, përkatësisht në vendin e dytë e të tretë, shumë pranë kreut.
Në ndeshjen e luajtur pak më herët, Laçi arriti të fitojë ndaj Kukësitme rezultatin 2-0. Me këtë rezultat, bardhezinjtë kanë forcuar pozitat në vendin e katërt duke u rikthyer teorikisht në garë për titullin kampion.