Vendosni fjalën kyçe....

PD s’i njeh zgjedhjet, hollësi nga takimi i Bashës me krerët e degëve në rrethe


Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

Këto janë hollësitë e zbuluara nga takimi i kreut të selisë blu me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe që po zhvillohet.

Sipas kryedemokratit Basha, zgjedhjet nuk kanë qenë të lira e të ndershme dhe kanë qenë jashtë standardeve, shkruan BW.

Javën që vjen pritet që Basha të nisë një tur në degët e PD-së në vend për të mbledhur prova mbi manipulimin e votës.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, mësohet të ketë thënë Basha gjatë takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *