Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon në mesnatë masa për karantimin dyjavor të emigrantëve që hyjnë nga Greqia e Maqedonia e Veriut


Përfundon sot në mesnatë afati i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve dy javë më parë për karantimin dyjavor të emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Greqia e Maqedonia e Veriut.

Vendimi i marrë pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktoi jo pak polemika e kundërshti nga ana e LSI-së që e quajti një masë të tillë antikushtetuese dhe si të lidhur në mënyrë  të drejtpërdrejtë me zgjedhjet duke e ankimuar atë në gjykatë.

Deri tani nuk ka ende ndonjë reagim nga ana e Komitetit të Ekspertëve nëse një masë e tillë do vijojë të mbetet në fuqi apo do hiqet.

Ditën e sotme pritet të ketë një konferencë shtypi nga ana e komitetit mbi masat e reja që kanë të bëjnë me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *