Katër njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 20 njerëz u plagosën pasi një anije u fut në telashe në brigjet e San Diegos, në një operacion të dyshuar të kontrabandës.
Zyrtarët thanë se anija u përmbys të dielën në mëngjes, duke futur rreth 30 njerëz në ujë.
Një operacion i madh shpëtimi nisi për të ndihmuar të plagosurit në breg dhe për të nxjerrë të tjerët nga deti.
“Çdo tregues nga perspektiva jonë është se kjo ishte një anije kontrabande e përdorur për të kontrabanduar migrantë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.”- tha Jeff Stephenson, Agjent i Patrullës së Kufirit Mbikëqyrës.
“Ne nuk e kemi konfirmuar kombësinë e njerëzve të përfshirë, por agjentët tanë janë me shumë prej tyre në spital dhe njeriu që ne besojmë se ishte operatori… Hetimi po zhvillohet ende.”- shtoi ai, citon BBC.
Rick Romero, nga ekipi i Shpëtimit tha se kur u njoftuan në fillim mendonin se vetëm tre ose katër njerëz kishin nevojë për ndihmë, por ata shpejt e kuptuan se “do të ishte një situatë më e madhe me më shumë njerëz”.
“Sapo mbërritëm në skenë, anija ishte e thyer.”– tha ai duke shtuar se as kushtet e motit nuk ishin në favor të tyre.
Në një deklaratë, Garda Bregdetare e SHBA-ve tha se në incident janë numëruar 29 persona, nga të cilët 24 njerëz ishin gjallë, katër njerëz kishin vdekur dhe një ishte në gjendje kritike.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të shtonin patrullimet, për të ndihmuar në frenimin e trafikimit të klandestinëve nga deti.
@SDLifeguards and SDFD firefighters at Cabrillo Monument on the overturned vessel incident. 24 persons were on board. Many patients transported to hospitals. @USCG Fed Fire & many other agencies assisting. pic.twitter.com/jGbfnaRbJh
— SDFD (@SDFD) May 2, 2021