Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjermane godet platformën e pornografisë për fëmijë me 400,000 përdorues në gjithë botën


Policia gjermane ka bastisur një nga platformat më të mëdha në botë për pornografinë e fëmijëve, një faqe e quajtur ‘Boystown’, duke arrestuar disa të dyshuar që besohet të jenë administratorët e saj. Faqja kishte rreth 400,000 përdorues në kohën e mbylljes së saj.

Mbyllja e platformës u njoftua në një deklaratë nga prokurorët e Frankfurtit së bashku me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të hënën.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se ata kishin kapur tre të dyshuar që besohet të jenë administratorët e platformës, e cila thuhet se kishte mbi 400,000 përdorues në kohën kur operacioni policor e sekuestroi.

Policia e përshkroi atë si “një nga platformat më të mëdha në botë për pornografinë e fëmijëve ” dhe tha se ajo ka qenë aktive që prej të paktën qershorit 2019. Disa platforma të tjera bisede kushtuar shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve u nxorrën gjithashtu jashtë linje gjatë bastisjeve.

Dy të dyshuar, një 40-vjeçar nga Paderborni dhe një 49-vjeçar nga Mynihu, u arrestuan gjatë sulmeve të policisë në mes të prillit. Një tjetër i dyshuar, një 58-vjeçar nga Gjermania veriore, u arrestua në Paraguai, ku ai kishte banuar për vite me rradhë e Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tij.

Policia ka ndaluar gjithashtu një të dyshuar të katërt, një 64-vjeçar nga Hamburgu, që besohet të jetë një nga përdoruesit më aktivë të platformës. Ata thanë se burri pretendohet se ka ngarkuar mbi 3.500 postime që përmbajnë përmbajtje shumë të paligjshme në platformë.

Një sasi e madhe e materialeve pornografike, përfshirë pamjet e ‘abuzimit më të rëndë seksual të fëmijëve të vegjël’, është kapur gjatë bastisjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *