Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozë, në Tiranë.
Konflikti mes dy personave ka ndodhur rreth orës 11:45 dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.
Personi me inicialet S. K., ka goditur me thikë një 30-vjeçar me inicialet O. M, duke e lënë atë të plagosur.
Ai është dërguar në spital ku po merr kujdesin shëndetësor.
“Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.