Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një pus nafte në Ballsh, plagoset punëtori


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ballsh ku ka shpërthyer një pus nafte, në Qafën e Kashit.

Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i lënduar një punonjës, i identifikuar si Viktor Balla, 51-vjeç.

Ai është dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet në reanimacion. 51-vjeçari mësohet se ka pësuar djegie në 40% të trupit.

 “Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur ‘Qafa e Kashit’, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *