Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Herën e parë na ndali Komisioni i Venecias për shkarkimin e Metës, nuk hedhim asnjë hap pa opinionin e tyre


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili është dhe nismëtari për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balla tha në një deklaratë për mediat, ai tha se në herën e parë kur Kuvendi i Shqipërisë ndërmori këtë hap për ta shkarkuar Metën nga detyra e Presidentit, u ndalua nga opinioni i Komisionit të Venecias. Balla thotë se edhe këtë radhë, nuk do bëjnë asnjë hap pa opinionet e Komisionit të Venecias.

 “Dua t’iu them që në rastin e kërkesës së parë vendimtar për atë vendim ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias. Për të cilin grupi parlamentar i PS-së ruan një vlerësim maksimal, sepse jemi këtu ku jemi me shumë procese të rëndësishme.

Nga 98-a e këtej, kur kemi nisur punën për dhënien Shqipërisë një Kushtetutë si kjo që kemi sot, Komisioni i Venecias ka një punë të madhe.

Edhe për ligjin për mediat dhe për çdo akt tjetër ligjor ne kemi zhvilluar dhe zhvillojmë një komunikim me Komisionin e Venecias, kështu që ne nuk do të bëjmë asnjë hap pa opinionet e vyer të Komisionit të Venecias.

Siç kemi vepruar do të veprojnë, megjithatë mendoj se opinioni i kaluar i Venecias ka vlerë për t’u marrë në konsideratë edhe në këtë aspekt.”– u shpreh Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *