Vendosni fjalën kyçe....

Ulen shifrat në Kosovë, katër vdekje dhe 101 të infektuar me Covid-19


Katër persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në Kosovë dhe 101 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Kështu numrat në Kosovë vijojnë të jenë në rënie. Kujtojmë se ditën e djeshme u regjistruan 5 humbje jete dhe 160 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 95.466 raste gjithsej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *