Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i pompës së naftës në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik


Një ditë pas zjarrit që shpërtheu në depozitën e naftës në stacionin e pompimit të kompanisë “ANIO” në Ballsh, policia ka arrestuar një punonjës. I arrestuari është Erion Alushaj, 40 vjeç, shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në kompaninë e naftës. Ai akuzohet për mosmarrjen e masave të sigurimit teknik.

Nga shpërthimi i djeshëm mbeti i plagosur një naftëtar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Fier (Shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte).  

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri i identifikuar si V. B, 50-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai ka pësuar djegie në rreth 40 % të trupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *