Kanë dalë pamjet e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Dy persona goditën e më pas arritën t’i marrin rreth 30 milionë lekë një korrieri që po transportonte paratë e një pike këmbimi valutor.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa autori shfaqet duke vrapuar për t’i shpëtuar policisë. Në një çast ai u maskën duke shfaqur pjesë të fytyrës.
Grabitja ndodhi në kryqëzimin e Rrugës Mihal Duri me Rrugën e Kavajës ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën shumën e lekëve 55-vjeçarit Q.Z., i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.