Në nisje të stërvitjes “Defender Europe 21”, kryeministri Edi Rama së bashku me gjeneralin amerikan Tod D.Wolters kanë bërë një udhëtim me anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.
“Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë.”– shkruan Rama ndërsa publikon një video nga udhëtimi.
Në fund, Rama i dhuroi gjeneralit Wolters një suvenir dhe një karikaturë, ndërsa ai i dha një medalje. Kryeministri shqiptar tha se do ia jepte djalit të tij, Zahos.