Vendosni fjalën kyçe....

“Garazh, truall e apartamente”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt në Vlorë


SPAK ka kërkuar zyrtarisht konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Bëhet fjalë për një pasuri që shkon në 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të paluajtshme, që përfshijnë një sërë apartamentesh si dhe garazhe, disa prej të cilave janë dhe në emër të familjarëve të tyre. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Sipas “Balkanweb”, këto prona ndodhen të gjitha në Vlorë.

Mes pasurive është dhe një shoqëri ”TURI&MZB” sh.a.

Kjo vjen pasi SPAK sot dha pretencën për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të trafikut të drogës. SPAK ka kërkuar dënimin me 63 vite burg në total për Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë, konkretisht: për Moisi Habilajn kërkohet 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *