Vendosni fjalën kyçe....

Halit Valteri: Të hiqen gjobat e vendosura gjatë pandemisë


Në Kuvendin e Shqipërisë, po zhvillohet seanca e parë plenare që pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në një moment e mori fjalën deputeti Halit Valteri, i cili ka kërkuar miratimin e faljes së gjobave që janë marrë gjatë pandemisë së Covid-19.

“Gjatë takimeve që kemi pasur në këto 3 muaj të nxehtë, do ju kërkoja që seancën e ardhshme të bëjmë një akt normativ që të falen gjobat gjatë pandemisë. Si heqje patentash, apo për subjektet.

Zoti Balla do t’ju lutesha ta merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe unë do të punoj fort që opozita të na bashkohet tek kjo nismë.”- tha Valteri.

Kujtojmë se në vend janë në fuqi disa masa kufizuese, mosrespektimi i të cilave sjell gjoba që fillojnë nga 1 mijë deri në 700 mijë lekë gjoba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *