Në fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21”, presidenti Ilir Meta, përsëriti thënien që për shqiptarët “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, duke i shprehur mirëseardhjen aleatëve amerikanë dhe të NATO-s në vend.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Shqipëria është e aftë për të përballuar me rigozitet të plotë të gjitha sfidat që do t’i ofrojë stërvitja shumëkombëshe. Ai po ashtu u shpreh se është angazhuar që të plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë, sa i përket sëmundjeve infektive si COVID-19.
Meta tha se Shqipëria do ta plotësojë deri në fund këtë besim të madh të dhënë nga aleatët, duke e lejuar të bëhet vendi pritës për këtë stërvitje.
“Zoti Kryetari i Kuvendit, zoti Kryeministër, zoti Ministër i Mbrojtjes, zonja Yuri Kim. Të ndërtuar gjeneral Begaj, ambasadorë dhe ju pjesëmarrës në këtë stërvitje historike. Kjo stërvitje është një pjesë e shumës së madhe të koduar Defender Europe 21. Kjo stërvitje që drejtohet nga komanda e NATO-s në Evropë, është hera e parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe ndihet e nderuar.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, ndihet shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më madhore, të cilin vendi ynë, Forcat tona të Armatosura dhe gjithë strukturat tona shtetërore, jam i bindur se do ta justifikojnë plotësisht.
NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime siç është vokacioni dhe përkatësia jonë europiane. Kjo stërvitje është shumëkombëshe dhe zhvillohet me pjesëmarrje të madhe trupash. Forcat tona të armatosura do të jenë të angazhuara prej 1 mijë trupash. Kjo stërvitje i jep mundësi forcave tona për të rritur nivelin e përgatitjes për përmbushjen Kushtetuese ndaj aleancës. Si President i Republikës, jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura, përfshirë edhe ato të sëmundjeve, fus këtu COVID-19.
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme.
Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Fellow, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.”– tha Meta.