Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, po qëndron për vizitë në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i vizitës është lufta ndaj COVID-19 dhe përkrahja me vaksina e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.
Kështu ai nesër do të mbërrijë në Tiranë në orën 10:00, dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, Varhelyi do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kjo vizitë e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE-së për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Ai së fundi ka qëndruar për vizitë në Serbi, ndërsa do të ndalet edhe në Bosnjë dhe Hercogovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.