Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit ku u shpall fituese Partia Socialiste.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ-ja miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqet e vendit. Në mbledhjen e sotme nuk ka pasur asnjë pretendim apo ankesë nga partitë e përfaqësuara në këtë institucion.
Sipas ligjit, partitë që morën pjesë në zgjedhjet e 25 rillit kanë 5 ditë kohë për të bëë ankimimin e rezultatit apo për të kërkuar rinumërimin e votave.
Pasi Komisioni i Ankesave e Sanksioneve të shqyrtojë ankesat dhe Kolegji Zgjedhor të japë vendimet, do shpërndahen mandatet e deputetëve.