Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i keq për adhuruesit e birrës, anulohet për të dytin vit radhazi ‘Oktoberfest’ në Gjermani


Festivali më i madh në botë i birrës, Oktoberfest, i mbajtur çdo vit në Mynih, është anuluar për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë njoftuar autoritetet bavareze.

Pasi nuk u mbajt në vitin 2020, festivali popullor pritej të rikthehej këtë vit. Por adhuruesit e birrës do të duhet të presin një vit tjetër, pasi situata epidemiologjike në Gjermani, ku 3.4 milionë persona janë infektuar dhe më shumë se 83,000 kanë vdekur për shkak të Covid-19, nuk është ende nën kontroll.

“Imagjinoni sikur të kishte një valë të re dhe më pas festivali ynë të shërbente si një mënyrë për përhapjen e virusit. Marka do të dëmtohej përgjithmonë dhe ne nuk e duam atë.” – tha kryeministri i shtetit bavarez, Markus Soeder, ndërsa njoftoi anulimin e Oktoberfest 2021.

Distancimi shoqëror, maska ​​dhe masa të tjera anti-koronavirus do të ishin ‘praktikisht të pamundura për t’u zbatuar’ në festivalin që tërheq më shumë se 6 milionë persona nga mbarë bota, theksoi Soeder.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *