Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu nga foltorja: Gjatë javës do vijnë doza të reja vaksinash, objektivi të arrijmë në 1 milionë vaksinime


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha në seancën e sotme plenare në Kuvend se qeveria po angazhohet për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave kundër Covid-19.

Ajo tha se gjatë javës do të mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë doza të vaksinës së Pfizer.

Manastirliu theksoi se objektivi i parë i qeverisë ishte vaksinimi i 500 mijë personave, ndërsa tanimë objektivi është të vaksinohen 1 milionë persona.

“Nuk kemi reshtur për vaksinat anti-COVID. Një angazhim konkret, që i ka hapur rrugën vaksinimit me doza të dyta të moshuarit dhe kategorive të tjera. Kemi sot mbi 750 mijë doza vaksinash, si dhe do të kemi brenda javës 11.700 doza vaksinash Pfizer. Do të vijojmë furnizimin me 90 mijë doza vaksinash nga kontrata me Pfizer. Të gjitha këto përpjekje janë materializuar nga një punë kapilare në të gjithë vendit.

Falë kësaj pune kemi arritur në objektivin e parë me 500 mijë vaksinimeve dhe jemi të vendosur për kryerjen e 1 milionë vaksinimesh. Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-COVID. Është fakt që kemi një rënie të ndjeshme në shtrimet në spitale, duke ulur pozitivitetin që është 4%. Anëtaret e Komitetit Teknik po vlerësojnë masat, por ato varen edhe nga sjellja jonë në përdorimin e masave. Shumë vende ende janë në përpjekje për sigurimin e dozave të para anti-COVID. Ndaj ne sot sjellim disa akte normative. Do të vijojmë të rrisim dispononim e vaksinave, për objektivin e 1 milionë vaksinave.”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *