Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet takimi i Bashës me kandidatët, demokratët do e vijojnë betejën në parlament në shtator


Kanë dalë hollësi nga takimi i kreut të PD-së me 153 kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se Basha u ka thënë kandidatëve se beteja do vijojë në muajin shtator në parlament ndërsa do shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme për të kundërshtuar rezultatin.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka theksuar se pavarësisht masakrës zgjedhore të 25 prillit të dyshes Rama-Doshi, ishte arritur rritje e madhe e PD-së dhe vendit.

Ai tha se fushata e demokratëve nuk ka përfunduar ende dhe se nga tani nis lufta me të gjitha forcat deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.

PD-ja ka nisur dokumentin e pretendimeve të saj për manipulimin e votës nga ana e PS-së.

Kandidati për deputet në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave popullore në mbrojtje të votës, pasi sipas tij monjohja e votës dhe hyrja në parlament janë qëndrime që bien ndesh me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *