Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshë të re, shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani


Ndahet nga jeta në moshë të re shefi i Komisariatit të Lushnjës, Adrian Matani.

Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse të afërmit e dërguan në spital, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të cilët u kanë shprehur ngushëllimin e tyre familjes në rrjetet sociale.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, dhe së fundmi ishte ngjitur në hierarki duke marrë drejtimin e komisariatit të Lushnjës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *