Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Celibashit: Komisionerët që kanë shkelur ligjin do i kallëzojmë në prokurori


Kreu i KQZ-së ka pohuar sot se procesi i numërimit dhe sjellja e komisionerëve po verifikohet.

Përgjigja e Celibashit erdhi pas ankesave të paraqitura nga kreu i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, i cili tha se votat e tij në Tiranë ishin tjetërsuar duke përmendur disa shembuj nga verfikimet e kryera nga ekipi i tij.

Celibashi nga ana e tij tha se KQZ-ja mbështet të gjitha aksionet e subjekteve që kanë ankesa lidhur me procesin zgjedhor duke theksuar se të gjitha shkeljet do adresohen në prokurori.

“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Ju rikonfirmoj, që edhe KQZ ka interes të shikojë si ka qenë sjellja e komisionerëve, ne i disponojmë të gjitha filmimet do të bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe do i adresojmë në prokurori gjetjet. Nëse ndonjë e ka menduar si gjë që do të kalojë, nuk do të kalojë. Të siguroj që nuk do të jemi indiferentë.” tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *