Vendosni fjalën kyçe....

Pas Bashës, edhe Rama pret në zyrë drejtuesen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek


Një ditë pas takimit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek sot po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi po mbahet në këto momente në selinë e Partisë Socialiste.

Ky takim vjen më shumë se një javë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS fitoi 74 mandate.

Fokusi i këtij takimi janë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. 

Kujtojmë se në një intervistë për DW, Urszula Gacek tha se në Shqipëri ka patur një shqetësim më të madh se shit-blerja e votës, në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo e quan shqetësuese keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit. Gacek ka pranuar se gjatë fushatës zgjedhore, partia në pushtet ka qenë më e favorizuar sepse janë hapur spitale, janë përuruar shkolla, janë prerë shirita pa fund.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *