50 deputetët që kanë firmosur për shkarkimin e presidentit Meta e akuzojnë atë që me qëndrimet e tij publike ka nxitur tensione që çuan në konfliktin me armë në Elbasan dy ditë para zgjedhjeve ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën tre të tjerë, një prej të cilëve një efektive policie.
Kreu i shtetit do thirret në një komision hetimor për të dhënë sqarime për akuzat e ngritura ndaj tij.
Prej muajsh kryeministri Rama e deputetët e PS-së e kanë akuzuar Metën që ka tejkaluar rolin e presidentit dhe është bërë një me opozitën e vendit.