Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për opozitën duke thënë se dora e bashkëpunimit është e shtrirë pë ta.
Ky reagim i Ramës vjen pas daljes për media të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se 25 Prilli ishte një “masakër zgjedhore” ndërsa theksoi se po punonin me faktimin e krimeve zgjedhore.
Si përgjigje, Rama thotë se humbësit fokusohen tek fituesit, ndërsa fituesit tek fitorja.
“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!“– thotë Rama.