Vendosni fjalën kyçe....

Sekretarja e parë e Ambasadës Zvicerane gjendet e vdekur, ra nga ndërtesa shumëkatëshe në Teheran


Gjendet e vdekur sekretarja e parë në ambasadën zvicerane në Teheran këtë të martë, pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë ku ajo jetonte në veri të qytetit.

Siç shkruan “Reuters”, ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjës në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, por pa identifikuar viktimën. “FDFA dhe këshilltari i saj federal Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.”-thuhej në njoftim.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës iraniane Mojtaba Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar, pasi një punonjës që mbërriti herët këtë të martë në banesën e saj kishte vënë re se ajo ishte zhdukur.

“Ky person ishte sekretarja e parë e ambasadës zvicerane.”– i tha Khaledi agjencisë së lajmeve Mehr. “Shkaku i rënies së saj ende nuk është përcaktuar.”

Diplomatja ishte 51 vjeç.

Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA-ve në Iran që kur Uashingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *