Një mbikalim i metrosë në Meksikë është shembur duke vrarë të paktën 20 vetë dhe duke plagosur rreth 70 të tjerë.
Një vagon kishte mbetur i varur dhe punonjësit e urgjencës kanë punuar që të mund të hynin për të kontrolluar makinën për të parë nëse dikush ishte akoma i bllokuar brenda tij.
Kryebashkiakja Claudia Sheinbaum tha se 49 nga të plagosurit ishin të shtruar në spital dhe se shtatë ishin në gjendje të rëndë dhe po i nënshtroheshin një operacioni, shkruan AP.
Sheinbaum tha se një automobilist ishte tërhequr i gjallë nga një makinë që ishte bllokuar në rrugën më poshtë. Dhjetëra ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin nëpër rrënojat nga struktura e betonit e shembur.
“Fatkeqësisht ka fëmijë mes të vdekurve.”– tha Sheinbaum, pa specifikuar se sa.
Aún no hay cifras oficiales de muertos y heridos. Sigue el recuento de daños. #MetroCDMX #Línea12 #Olivos #Colapsa #Video pic.twitter.com/R0ecL4HFwc
— Isaín Mandujano (@isain) May 4, 2021
Mbikalimi ishte rreth 5 metra mbi rrugën në lagjen jugore të Tlahuac, por treni kalonte mbi një brez mesatar betoni, gjë që me sa duket pakësoi viktimat midis shoferëve në rrugën më poshtë.
Përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë për pak kohë në mesnatë, sepse treni pjesërisht i varur ishte “shumë i dobët”.
“Ne nuk e dimë nëse ata janë gjallë.”– tha Sheinbaum për njerëzit që ndoshta ishin bllokuar brenda mjetit të metrosë. Qindra oficerë policie dhe zjarrfikës rrethuan skenën si dhe miq e të afërm të dëshpëruar të njerëzve që besohet se ishin në tren janë mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë.