Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahet seanca e parë në Kuvend pas 25 prillit, kryefjalë kërkesa për shkarkimin e Metës


Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë që pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00, nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, tema kryesore është shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Një grup deputetësh nga PS-ja, kanë ngritur kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, pasi ai sipas socialistëve ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Në rendin e ditës së sotme janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Meta si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendin e Shqipërisë përfundon në muajin shtator, kohë kur pritet që të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *