Vendosni fjalën kyçe....

SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe grupin e tij, sa vite burg kërkon për secilin


SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e bandës kriminale, sa vite burg kërkon

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të trafikut të drogës.

SPAK mësohet se ka kërkuar dënimin me 63 vite burg në total për Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të bandës të cilët janë akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Konkretisht, për Moisi Habilajn kërkohet 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.

Për katër nga të pandehurit, SPAK kërkon që ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Bëhet fjalë për Moisi Habilajn, Nazer Seitin, Maridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *