Vendosni fjalën kyçe....

Stërvitja “Defender Europe 21”, gjenerali Tod Wolters: Pandemia s’duhet të kthehet në një krizë sigurie


Ka nisur në Portin e Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, mbajti një fjalim ku pasi i uroi mirëseardhjen gjithë personelit të huaj që do marrë ojesë në stërvitje, rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë.

“I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut.  Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi.”- tha Begaj.

Pas tij, fjalën e mori gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s.

 Gjatë fjalës së tij ai foli mbi pandeminë e Covid-19, duke theksuar se s’duhet të kthehet në një krizë sigurie.

“Dua të falenderoj gjithë këtë komb kaq të bekuar. Më lejoni tju shpreh ngushëllimet të gjithë ata që kanë humbur poersonat e dashur nga Covidi dhe t’u falënderoj për vigjilencën e këtij kombi që kjo pandemi të mos mayterializohet në një krizë. Kemi një rrugë të gjatë përpara.

Dua të falënderoj edhe autoritetet ushtarake për këtë stërvitje ushtarake dhe ju e dini se sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, të përirësojmë të gjithë transparencën strategjike. Ne ndodhemi këtu sot dhe shohim bregdetin dhe duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. I gjithë pushtimi i Normandisë ligjistika në tokë dhe det, do ulemi të shohim se çfarë prove e vështirë është kjo.

Të dëshmojmë se kj stërvitje dhe sicili prej nesh të jetë përgjegjës të reagojmë më mirë dhe ta përmbushim këtë test më së miri. Nga pranimi në Nato na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt një pjesë perëndimore më të sigurtë. Ne përmirësohemi ditë pas dite dhe jemi më të fortë të gjithë së bashku.”– tha gjenerali Wolters.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *