Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Shkarkimi i Metës jo për të kapur Presidencën, por na duhet një President mbi palët


Në seancën e sotme plenare në Kuvend u diskutua mbi nismën e një grupi deputetësh për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se kjo nuk është një  “kapriço” e maxhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por për vendosjen e një personi, që do të jetë mbi palët. Balla thotë se Shqipëria ka nevojë për një president që do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 “Meta e ka përdhunuar institucionin në mënyrën më të turpshme. Gjendet çdo provë juridike për ta shkarkuar. Kushdo që mendon se shkarkimi i  tij ka të bëjë me kapjen e Presidencës e ka shumë gabim, s’kemi asnjë lloj interesi.

Ne duam që Shqipëria të ketë një president mbi palët që të punojë çdo ditë në të gjithë forcat politike, sduam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetari shtabit të një partie. Në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien në kundërshtim me kushtetutën. Meta duhet hetuar për të identifikuar shkeljet.”– thotë Balla.

Ai thotë se ishin thirrjet e Metës për dhunë, që nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më 21 Prill.

“Thirrjet për dhunë të Metës ishin shkaku që çuan edhe në veprime kriminale nga një pjesë e opozitës. Unë jam dëshmitar si deputet i qarkut të Elbasanit të një sjelljesje kriminale të PD-së që krijoi grupe të armatosura që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan.

Për mua vrasja e 21 prillit ka detyrim për tu zbardhur deri në detaj, jo vetëm te atentatori por edhe te urdhëruesi, i atij akti që trazoi zemrat e qytetarëve në Elbasan. Ngritja e një strukture të armatosur nga një parti politike është një akt i dënueshëm. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga këti ngjarje dhe grupe kriminale.”-shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *