Tre qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19.
Nga 1995 testime të bëra 24 orët e fundit janë gjetur 51 raste të reja me koronavirusin e ri.
Viktimat janë një qytetar nga Tirana, një nga Shkodra e një nga Fieri të moshave 62-77 vjeç.
Në spitalet covid po kurohen 116 pacientë nga të cilët 17 janë në terapi intensive me 8 të intubuar.