UEFA ka lajmëruar përmes një njoftimi zyrtar se kombëtaret të cilat do të marrin pjesë në Kampionatin Europian 2020 nuk do të grumbullojnë më 23, por 26 lojtarë.
UEFA thotë se lista e plotë e skuadrave duhet të dorëzohet brenda afatit të 1 qershorit.
Ky ndryshim u bë jo vetëm për shkak të impenjimeve të shumta të lojtarëve me klubet, por edhe të ndonjë infektimi të mundshëm të lojtarëve gjatë kompeticionit më të madh europian.
🏆 #EURO2020 squads will feature up to 26 players.
👕 Squad lists will be submitted on 1 June, but teams will be able to make unlimited replacements in case of serious injury or illness before the first match. Goalkeepers can be replaced ahead of each match.
Full details: ⬇️
— UEFA (@UEFA) May 4, 2021
“Për të zbutur rreziqet e ekipeve që përballen me një mungesë lojtarësh në dispozicion për ndeshje të caktuara për shkak të rezultateve të mundshme pozitive të testeve COVID-19 dhe masave pasuese të karantinës të urdhëruara nga autoritetet kompetente, është vendosur që të rritet jashtëzakonisht lista e lojtarëve për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në 26 lojtarë.
Sidoqoftë, 23 lojtarë do të mbeten numri maksimal i lejuar në fletën e ndeshjes për secilën ndeshje individuale, përfshirë tre portierë.”– thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Pasi lista e lojtarëve të jetë dorëzuar në 1 Qershor 2021, rregulloret aktuale lejojnë zëvendësime të pakufizuara në listën e lojtarëve në rast dëmtimi serioz ose sëmundjeje para ndeshjes së parë, me kusht që zëvendësimet të jenë të çertifikuara nga mjekësia.