Vendosni fjalën kyçe....

Verizon shet asetet mediatike duke përfshirë Yahoo e AOL për 5 miliardë dollarë


Kompania e telekomunikacionit në SHBA, Verizon, tha të hënën se ra dakord të shesë bizneset e saj të medias, duke përfshirë Yahoo dhe AOL, për 5 miliard dollarë për kompaninë Apollo Global Management.

Verizon do të marrë 4.25 miliard dollarë në para, interesa prej 750 milionë dollarësh dhe do të mbajë një pjesë të aksioneve në kompaninë e re e cila do të njihet si Yahoo pasi të mbyllet transaksioni. Firma e re do të vazhdojë të drejtohet nga CEO-ja i Verizon Media, Guru Gowrappan, sipas deklaratës.

“Dy tremujorët e fundit të rritjes dyshifrore kanë treguar aftësinë tonë për të shndërruar ekosistemin tonë mediatik…Ky shndërrim do të ndihmojë për të përshpejtuar rritjen tonë për suksesin afatgjatë të kompanisë,” tha Gowrappan.

Ai tha se se Apollo dha vizionin dhe strategjinë më të fortë për fazën tjetër të Verizon Media që kërkon investim të plotë dhe burimet e duhura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *