Zbulohet mesazhi i kreut të PD-së drejtuar 153 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Basha e quajti procesin e 25 prillit si vjedhjen më të madhe të votave në historinë e vendit të kryer nga dyshja Rama-Doshi.
Kryedemokrati ka theksuar se pavarësisht kësaj, PD-ja ka sjellë një arritje të madhe për vedin pa dorë nga vlerat.
Basha u theksoi kandidatëve se nga tani do luftohet me të gjitha forcat deri në fitore.
“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!” ka deklaruar Basha.