Tre humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë dy qytetarë nga Korça dhe një qytetar nga Shkodra të moshave 52-83 vjeç.
Nga 2818 testime të kryera janë gjetur 91 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spitalet covid po kurohen tani për tani 111 pacientë nga të cilët 17 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.