Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për shitblerje votash, Varhelyi: Pa një Parlament të plotë nuk ecni dot drejt BE-së


Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi foli sot nga Rinasi edhe për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilën theksoi se e ka ndjekur me shumë kujdes.

Ai ka dhënë një mesazh të qartë se Shqipëria pa një parlament të ri të plotë nuk ka për të ecur drejt BE-së.

Varhelyi thotë se pret që Kuvendi i ri të fillojë nga puna, por më parë duhet pritur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25 prilli pas procesit të apelimeve.

“Ne kemi një ambasador shumë të mirë këtu. Jam krenar të punoj me të. Sigurisht që e ndjek gjithë punën e tij, jemi në kontakt, kemi qenë edhe për zgjedhjet. Jam i kënaqur me ambasadorin e BE. Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, çka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare.

Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullsitë apo blerjet e mundshme të votave, të ndiqen nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatet. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për Reformat e BE-së. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.

Nëse do ishte një marrëveshje për Konferencën e Parë. Nëse do të ndodhë, puna jo vetëm duhet të vazhdojë, por duhet përshpejtuar, jo vetëm nga qeveria po dhe kuvendi i ri. Duhet të tregojmë me punën tonë, presim rezultatin e procesit të apelimit. Presim që Shqipëria të ecë përpara.”– tha Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *