Katër avokatë gjermanë kanë bërë një ankesë penale kundër presidentit bjellorus Alexander Alexander Lukashenko ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Gjermane e akuzon atë për krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së protestave.
Procedimi gjyqësor u ngrit në emër të 10 shtetasve bjellorusë, disa prej të cilëve u larguan në Gjermani për shkak të përndjekjes së pretenduar në vend.
“Klientët tanë presin që Gjermania të mbrojë të drejtat universale të njeriut edhe në rastin e Bjellorusisë,” shkroi në Tëitter Benedikt Lux, një nga katër avokatët me qendër në Berlin.
Avokatët kërkuan drejtësi si dhe një hetim për ato që ata i përshkruajnë si ‘krime kundër njerëzimit’ të kryera nga lideri bjellorus dhe forcat e tij të sigurisë. Padia thuhet se është ngritur kundër Lukashenkos dhe disa prej zyrtarëve të tij, megjithatë asnjë person tjetër përveç presidentit nuk është identifikuar me emër deri më tani.
Një zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Gjerman në Karlsruhe konfirmoi për mediat vendase se një ankesë që akuzonte autoritetet bjelloruse për ‘krime kundër njerëzimit’ ishte paraqitur por nuk dha hollësi të mëtejshme mbi çështjen.