Çmimi i një monedhe Bitcoin mund të rritet lehtësisht në 1 milion dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas shefit të CoinDesk, Ollie Leech.
“Bitcoin po shkon në 1 milion dollarë për një monedhë. Unë në të vërtetë besoj se do vijë një kohë kur mbajtja e këtij aseti do jetë tejet e vlefshme. Bitcoin është i pakontestueshëm ”, tha për Yahoo Finance gazetari, i cili përqendrohet te kriptovaluta.
Sipas Leech, një rritje masive e çmimeve do të ndodhë menjëherë pas përgjysmimit të ardhshëm të Bitcoin, që pritet të ndodhë në vitin 2024.
“Viti pas përgjysmimit gjithmonë duket se krijon një rritje të madhe. Përgjysmimi i fundit për bitcoin ishte në vitin 2020 dhe, deri më tani, këtë vit kemi parë shpërthimin e çmimeve. Nuk e di kur Bitcoin do të kalojë 1 milion dollarë, por ka të ngjarë të jetë pas vitit 2025,” shtoi ai.
Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhës më të njohur në botë aktualisht qëndron në më shumë se 1 trilion dollarë këtë vit, pasi është dyfishuar duke lënë pas për sa i përket rritjes kompani si Facebook, Tesla dhe Alibaba.