Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga ngjarja në Elbasan, të plagosur edhe dy persona


Të tjera detaje janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pak më herët në Elbasan, ku një grua rreth moshës 60-vjeçari mbeti e vrarë.

Sipas “ABC News”, Liliana Buzo është qëlluar nga burri i saj pranë gjykatës së Elbasanit.

Gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo ka nxjerrë armën duke e vrarë bashkëshorten në vend.

Ai ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie si edhe ndaj avokatit Gëzim Toçila duke i lënë ata të plagosur.

Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *