Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari denoncon drejtuesin politik të PD-së në Shkodër Helidon Bushati: Më fyeu, kërcënoi e denigroo po s’kam ndërmend të tërhiqem


Gazetari Ergys Kavaja ka denoncuar drejtuesin politik të PD-së në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit, Helidon Bushati.

Në një reagim në Facebook, Kavaja shkruan se denoncon publikisht sjelljen kërcënuese, fyese e denigruese të Bushatit.

Sipas tij, ai është telefonuar nga kandidati i PD-së i cili e ka kërcënuar e fyer.

Ai thekson se pavarësisht kësaj nuk ka ndërmend të tërhiqet nga të qenit i lirë pavarësisht kostove.

Gazetari i Report TV ka postuar në fund të reagimit të tij edhe dy adresat e lajmeve të publikuara në media, të cilat sipas tij kanë sjellë edhe reagimin e Bushatit.

“Dua të denoncoj publikisht dhe pa asnjë rezervë sjelljen kërcënuese, fyese dhe denigruese të Drejtuesit Politik të PD në Qarkun Shkodër Helidon Bushati ndaj personit tim!

Sot në drekë mora një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës Helidon Bushati, i cili nuk më lejoi as ta përshëndesja pasi vijoi me një lum fyerjesh banale dhe kërcënime për mua dhe familjen.

Në 15 vite si gazetarë në Shkodër jam përballur me shumë ngjarje, zhvillime apo personalitete të politikës me të cilët kemi pasur edhe mendime të kundërta por asnjëherë dhe askush nuk ka guxuar të mbërrijë në kërcënime për mua dhe familjen time!

Nuk e kam ndërmend të stepem dhe të anashkaloj asnjë sjellje të tillë e cila nuk i shkon aspak për shtat staturës së një Drejtuesi Politik dhe Deputeti të një qyteti si Shkodra.

Vetëm dy ditë më parë ishte dita e lirisë së medias e unë zgjedh gjithmonë të jem i lirë pavarësisht çdo kostoje. Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo atëherë e ftoj të përballemi në rrugë ligjore.

Më poshtë po publikoj materialet që kanë sjellë “çmendurinë” e Helidon Bushatit.” – shkruan Kavaja në faqen e tij në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *