Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për protestat, s’ka nevojë për leje nga policia


Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar qeverinë lidhur me ndalimin e tubimeve.

Sipas vendimit të marrë sot, personat apo grupet që organizojnë tubime nuk duhet të marrin leje te organet kompetente po vetëm duhet t’i njoftojnë parprakisht. Kërkesa në fjalë ishte parashtruar nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i kërkohet Kuvendit të plotësojë ligjin në fjalë brenda gjashtë muajve, para se ligji të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

Vendimi

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
  3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
  4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *