Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtarët e Bashës brenda PD-së bashkohen në një grup: Kërkojmë reformimin e partisë dhe dorëheqjen e kryetarit


Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, një grupim i quajtur “Për PD-në” kërkon hapjen e një procesi politik dhe reformimin e Partisë Demokratike.

Pjesë e këtij grupimi janë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Endira Bushati dhe një sërë figurash të tjera.

Ata u mblodhën sot për të diskutuar rreth qëndrimeve të tyre teksa vetë Partia Demokratike po pret zgjedhjet e brendshme të muajit korrik.

Në një konferencë për mediet, ky grup kërkuan që kryetari Lulzim Basha dhe drejtuesit e lartë të PD-së duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen, duke kujtuar rastin e Sali Berishës në 2013-ën.

Gjatë konferencës së sotme të zhvilluar nga ky grupim, zonja Edith Harxhi u shpreh: “Jemi një grupi i përbërë nga ish-drejtues të PD-së, anëtarë, simpatizantë. Mes nesh ka dhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Grupimi ‘Për PD’ kërkon reformimin e partisë. Hapja e rrugës së reformimit vjen nëpërmjet dorëheqjes së kryetarit, kryesisë dhe mbledhjes së këshillit kombëtar, për të nisur një proces rihapje dhe riformimi nga baza deri lart.”

Ajo shton se kur nuk qeveriset mirë partia, ata nuk mund të kërkojnë një qeverisje më të mirë në vend.

“Nuk mund të kërkojmë një qeverisje të mirë në vend, kur nuk qeveriset mirë partia. Nuk mund të luftojmë korrupsionin kur korrupsioni gëlon në krye të partisë, në të gjitha partitë. Ne si grupi për PD-në, në PD, brenda PD propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit të të gjitha forcave.”– thotë Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *