Vendosni fjalën kyçe....

Ky është ish-polici që dyshohet se vrau gruan dhe plagosi 2 kalimtarë në Elbasan (FOTO)


Koço Buzo është ish-polici që akuzohet se vrau sot bashkëshorten e tij në Elbasan.

58-vjeçari më herët kishte qenë polic por kishte dalë në pension. Policia ka nisur hetimet dhe do të marrë në pyetje 58-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit, ku çifti Koço dhe Liljana Buzo kishin qenë në një seancë pasi ishin në process divorci.

Fill pas seancës, burri nxori një armë kallashnikov dhe i mori jetën të shoqes. Viktima e kishte denoncuar më parë për dhunë burrin e saj.

Aksidentalisht Buzo, qëlloi dhe plagosi dy kalimtarë që tentuan të parandalonin ngjarjen, njëri prej të cilëve një avokat.

Çifti kishin së bashku tre fëmijë: një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *