Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kosovës duhet t’i liberalizohen sa më shpejt vizat, e ardhmja e Ballkanit s’është ndryshimi i kufijve


Presidenti Meta ka theksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin sa më të shpejtë të vizave me BE-në.

Kreu i shtetit theksoi se i njëjti qëndrim u mbajt edhe nga presidenti slloven Pahor.

Po kështu Meta shkruan në Facebook  se e ardhmja e Ballkanit perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si pjesë e Bashkimit Europian.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve. E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *