Vendosni fjalën kyçe....

“Po mirë bëje vetë emisionin pra” – Endri Shabani i “Nismës Thurje” heq mikrofonin e braktis studion e “Open”


Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka braktisur studion e emisionit ‘Open’ në Top Channel.

Largimi i tij erdhi pas një debati me drejtuesen e emisionit, Eni Vasili.

Teksa Shabani po fliste për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, ku akuzonte edhe mediet për humbjen e partive të reja, Vasili e ndërpreu.

Pas kësaj Shabani pretendoi se nuk iu dha koha e duhur për të folur u ngrit dhe u largua nga studioja.

Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.

Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën….

Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj.

Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Pas kësaj Shabani heq mikrofonin e largohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *