Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër legjislacionit të qeverisë, paralizohet Athina (Video)


Kryeqyteti grek është bllokuar ditën e sotme pas protestës së punonjësve të sektorit publik.

Ata kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Athinë kundër legjislacionit të ri që ata pretendojnë se do të kufizonte të drejtat e punonjësve në një kohë kur ekonomia po përpiqet të rilindë nga goditja e pandemisë.

Policia vlerësoi se rreth 6,500 punëtorë u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit të vendit të enjten pasi sindikata kryesore e nëpunësve civilë të Greqisë, ADEDY, thirri një grevë 24-orëshe.

Sindikata organizoi grevën, e cila synon të nxjerrë në pah ankesat e tyre ndaj legjislacionit të ri. ADEDY thotë se projektligji i planifikuar do të shfuqizojë javën e punës pesë-ditore, shton dy orë në ditën standarde të punës dhe do të heqë qafe marrëveshjet kolektive.

“Projektligji përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punonjësve dhe të drejtave të tyre në një kohë kur vendi është në një krizë të thellë shëndetësore dhe ekonomike kryesisht për shkak të zgjedhjeve të qeverisë,” tha ADEDY në një deklaratë.

I gjithë qyteti, duke përfshirë transportin publik u bllokua dhe shumë persona u detyruan të merrnin taksi për të shkuar në punë. Tragete për në ishujt e shumtë të Greqisë mbetën në port. Edhe gazetarët e televizioni shtetëror ERT dolën në protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *