Vendosni fjalën kyçe....

SHBA regjistron rënie më të keqe të shkallës së lindjeve që prej vitit 1979 – Raporti


 

Vitin e kaluar u pa numri më i ulët i lindjeve në SHBA që nga viti 1979, tregon një raport i ri i qeverisë. Statistikat tregojnë se brezi i tanishëm i amerikanëve nuk ka fëmijë të mjaftueshëm për të zëvendësuar veten e tyre ndërsa popullata po plaket me shpejtwsi.

Gjithnjë e më pak fëmijë kanë lindur në të gjitha shtetet e vendit për disa vite rresht, por në vitin 2020 ky numër arriti një rekord të ulët prej katër dhjetwvjeccarwsh. Numri i lindjeve ishte poshtë 4% nga 2019, me një total prej 3,605,201 lindje, sipas shifrave të botuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të mërkurën.

Shkalla e lindjeve ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2014, por më parë ishte ulur mesatarisht me 2% në vit.

Rënia preku gratë e çdo race dhe etnie kryesore, në të gjitha grupmoshat nga 15 në 44, tregojnë shifrat e Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit (NCHS) të CDC. Raporti shtoi se të dhënat përfaqësojnë 99.87% të lindjeve të regjistruara në vitin 2020.

Rënia më e madhe midis të gjitha grupmoshave të nënave u regjistrua në nënat adoleshente të moshës midis 15 dhe 19 – një rënie prej 8% në krahasim me vitin e kaluar.

Pandemia Covid-19 luajti rol në rënien e fortw, raportoi AP, duke cituar ekspertë. Koronavirusi i bëri prindërit e ardhshëm të shqetësuar për rreziqet e reja shëndetësore dhe financiare.

Sidoqoftë, shumë prej lindjeve të numëruara janë nga shtatzënitë që filluan para epidemisë së SHBA-së, prandaj kërkohen hulumtime të mëtejshme mbi atë që mund të ketë shkaktuar rënien në rritje, tha autori kryesor i raportit, Brady Hamilton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *